Persekutimi i kafshëve nga pronarët e lokaleve për të tërhequr klientët është një fenomen i hershëm dhe që vazhdon pothuaj në çdo cep të Shqipërisë. Kësaj nuk mund ti shpëtojë dhe specia më e rrezikuar në Shqipëri dhe Ballkan rrëqebulli (Lynx lynx). Ai është fotografuar nga biologët e ASPBM në restorantin “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës, ku mbahej në kafaz prej vitit 2009. Ndërsa këmba e djathtë e përparme i ishte dëmtuar nga dhëmbët e çarkut kur ishte kapur. Robërimi i kafshëve të egra në Shqipëri është një çështje që kërkon trajtimin e duhur duke filluar nga ndërgjegjësimi deri tek zbatimi i ligjit e konventave ku Shqipëria është palë. Edhe pse Qeveria ka miratuar një vendim për krijimin e qendrave të rehabilitimit të kafshëve të egra në praktikë nuk ka ende ndonjë masë konkrete në terren.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON