Ditën e shtunë ekipi i shoqatës ASPBM së bashku me grupin ”Bird Eye” dhe përfaqësuesi lokal i shoqatës Gjok Bici zhvilluan një ekspeditë në lagunën e Vainit. Mbas vizitës në zyrat e Ad.ZM ku u priten nga specialisti i menaxhimit Kreshnik Toni, më pas së bashku u zhvillua një ekspeditë në natyrë. Gjatë vrojtimit u evidentua prania e disa foleve të bajzës (Fulica atra) dhe rosës qafëgjelbër (Anas platyrhynchos). Laguna e Kune-Vainit falë menaxhimit të mirë që po zhvillon Ad.ZM Lezhë, ka krijuar kushtet për folezimin e një numri të madh llojesh.

Zhvilluar në kuadër të projektit “Përmirësimi dhe zbatimi i legjislacionit për gjuetinë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhimin e faunës së egër (me fokus shpendët) në Shqipëri”  i mbështetur nga CEPF.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON