Ekipi i shoqatës i drejtuar nga Prof. Ferdinand Bego zhvilloi në datën 23 korrik një ekspeditë për gjitarët e vegjël në zonën fushore Vorë – Laç.

Ekspedita filloi në orën 5 të mëngjesit dhe u përqendrua përgjatë përrenjëve dhe lumenjëve të zonës duke kërkuar dhe për praninë e lundërzës (Lutra lutra). Nga të dhënat në terren dhe komunikimi me një peshkatar u konfirmua prania e lundërzës në lumin e Tiranës. Vrojtimet do të vijojnë në të ardhmen për të vlerësuar popullatën e saj. Gjatë ekspeditës u evidentua një individ i kukuvajkës (Athene noctua) fatkeqësisht i ngordhur si pasojë e goditjes së një automjeti, po ashtu u evidentua dhe shtypja e një urithi, si dhe disa qenëve të shtëpisë.

Masat për mbrojtjen e biodiversitetit përgjatë segmenteve rrugore mungojnë tërësisht duke bërë që qarkullimi i automjeteve t’iu shtohet faktorëve të humbjes së biodiversitetit në vend.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON