Në 29 shtator në Rezervatin e Velipojës dhe lagunën e Vilunit u organizua një ekspeditë trajnuese me stafin e kësaj zone të mbrojtur dhe inspektorët e mjedisit dhe pyjeve, Shkodër. Qëllimi i kësaj ekspedite ishte evidentimi në terren i faktorëve kërcënues për biodiversitetin dhe njohja e llojeve. Ekspedita u drejtua nga Prof. Ferdinand Bego, ekolog i shoqatës sonë.
Aktiviteti u zbatua në kuadër të projektit “Ruajta, përforcimi dhe promovimi i biodiversitetit nëpërmjet ndërtimit të platformave për folezimin e shpendëve të ujit në disa zona ligatinore të Shqipërisë” zbatohet nga shoqata ASPBM, mbështetur nga GEF/UNDP.
Falenderojmë të gjithë partneret dhe bashkëpunorët në këtë aktivitet !

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON