L.Patokut, 13.12.2014

Organizohet aktiviteti për “vulosjen” e datës 12 dhjetor si “Dita e Lagunës të Patokut”. Ky aktivitet u organizua nga shoqata ASPBM dhe qendra URI mbështetur nga CEPF, në ambjentet e lokalit “Brilant”, komuna Fushë-Kuqe. Qëllimi i aktivitetit ka rritjen e bashkëpunimit, organizimin e takimit midis komunitetit dhe përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, të cilëve iu prezantua projekti “Ruajtja e biodiversitetit në Lagunën e Patokut dhe grykëderdhjen e lumenjve Ishëm & Mat nëpërmjet menaxhimit të integruar të baseneve lumore“dhe synimet e tij.

Gjatë takimit u diskutua për vlerat natyrore të lagunës, rëndësinë për komunitetin, ndryshimet që laguna ka pësuar, problemet, nevojat për ruajtje dhe mbrojtjen e zonës. Nëpërmjet këtij takimi synohet të rritet ndërgjegjësimi i komunitetit vendas dhe institucioneve për më shumë kujdes ndaj ekosistemit lagunor dhe biodiversitetit simbol të saj. Nga të gjithë të pranishmit u nënshkrua një deklaratë, ku çdo 12 dhjetor do organizohej një aktivitet për të kujtuar dhe vlerësuar rëndësinë që ka laguna e Patokut në ruajtjen e biodiversitetit dhe habitateve, pa harruar vlerat potenciale ekonomike, turistike, rekreative që ajo posedon.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON