Në kuadër të synimit tonë për ndërgjegjësim dhe informim publik mbi biodiversitetin, Shoqata për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërise, organizoi eventin e dytë të ciklit të forumeve të hapura.Takimi i radhës u mbajt pranë ambienteve të kafe librari “E Përshtatshme”, më 6 dhjetor 2014. Forumi mblodhi tre lektor të disiplinave ekologji, hidrobiologji, akuakulturë dhe peshkim, të cilët paraqitën para publikut të dhëna shkencore mbi ekosistemet bregdetare dhe detare. Aktiviteti solli informacion mbi pasuritë nënujore, fenomenet detare dhe ligatinore, kompleksitetin e tyre, impaktin njerëzor, ndryshimet mjedisore dhe gjendjen e sotme të ekosistemeve detare dhe bregdetare nëpërmjet hulumtimit shkencor të kryer ndër vite dhe aktiviteteve në kuadër të mbrojtjes së tyre. Sesioni i parë u drejtua nga Prof. Spase Shumka, i cili paraqiti rolin e zooplanktonit në ekosisteme, rëndësinë e tij për zinxhirët ushqimore, përdorimin si indikator të cilësisë së mjedisit dhe kërcënimet që i kanosen ekosistemeve ligatinore. Prof. Lefter Kashta foli, në sesionin e dytë mbi ekosistemet detare, larminë biologjike të rivierës sonë, llojet e rralla dhe të kërcënuara të Shqipërisë. Në këtë sesion u diskutua gjithashtu dhe për zonat e mbrojtura detare dhe kuadrin ligjor që i mbulon. Diskutimet e fundit u pasuruan me ndërhyrjen e Dr. Roland Kristos, i cili sqaroi gjendjen e pasurive natyrore detare dhe bregdetare, kërcënimet ndaj tyre dhe ndikimin e politikave të ndërmarra nga autoritetet përkatëse mbi përmirësimin e gjëndjes ekzistuese.
Related Projects
Protestë për ndalimin e devijimit të lumit Vjosa
Tiranë, 23-24.02.2015 Zhvillohet protestë përballë ambjenteve të Ministrisë të Jashtme, si reagim ndaj veprimeve të fundit të qeverisë Greke. Qeveria…
Grupi “Bird Eye” vrojtime për llojet verues në lagunën e Patokut.
Grupi "Bird Eye" vazhdon vrojtimet në terren për llojet verues në lagunën e Patokut. Në fokus të tyre janë dhe…
Sjellja jonë të çon në “varreza”
Shumë vite më parë në vendin tonë folezonin një numër i madh lejlekësh (Ciconia ciconia), që shtriheshin nga Shkodra deri…
Komuniteti lokal – Ndërgjegjësim për ruajtjen e biodiversitetit
Në 26 maj 2015 u zhvillua një ditë ndërgjegjësimi për biodiversitetin që përfshinte nxënësit e shkollës së mesme "Gjet Vat…