U zhvillua në 29 tetor, forumi i I-rë i grupimit “Pro Nartës – Jo Naftës”. Në takim merrnin pjesë përfaqësues dhe aktivistë të shoqatave për ruajtjen e natyrës të tilla si; PPNEA; EDEN; Shoqata e Bujqësisë Organike; G&G Group; INCA; Qendra Vazhdon; EcoAlbania. Grupimi përcaktoi planin e komunikimit me Qeverinë; Parlamentin; Organizmat e BE; Donatorët; Sekretariatet e Konventave si dhe rrjetin e Ambasadave të pranishme në Shqipëri.
Grupimi e cilëson si të pamatur dhe me pasoja negative kthimin e zonës së mbrojtur të Nartës në një fushë për prodhim nafte. Vendimi i KKT paraqet rrezik të madh për vlerat natyrore të zonës si dhe investimet dhe zhvillimin turistik të Gjirit të Vlorës.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON