fushatendergjegjesimiNë kuadër të rritjes së rolit të komuniteteve lokale për ruajtjen e natyrës nga data 14 – 18 dhjetor u krye një fushatë ndërgjegjësimi në 5 shkolla brenda zonës së mbrojtur të Lagunës së Patokut.

Gjatë fushatës u shpërndanë 1,000 fletë informuese për dëmet e gjuetisë dhe ndalimin e saj. Nxënësit u udhëzuan që këtë mjet informues t’ua shpjegonin dhe prindërve, familjarëve e shokëve të tyre duke e zgjeruar ndikimin e fushatës dhe në 1,000 familje.

Falenderojmë drejtuesit, mësuesit dhe nxënësit e shkollave: gjimnazi “At Shtjefen Kurti”, shkollat 9-vjeçare “Adriatik”, “Nikoll Miri”, ‘Fushë Kuqe” dhe “Tom Nik Prela” si dhe Z. Gjok Bici, koordinator lokal i aktivitetit dhe aktivist për ruajtjen e natyrës së lagunës së Patokut.
Aktivitet i mbështetur nga “Critical Ecosystem Partnership Fund” (CEPF) për ruajtjen e faunës nga gjuetia.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON