Në kuadër të “Ditës ndërkombëtare të ligatinave”, datë 02.02.2016, aktivistë të ASPBM në bashkëpunim me AdZM dhe përfaqësues të Njësisë Administrative Fushëkuqe, Bashkia Laç, organizuan një fushatë pastrimi përgjatë lagunës së Patokut. Së bashku i dedikonim disa orë pastrimit të mbetjeve plastike të padegradueshme (afësisht 250 kg) përgjatë kësaj zone.  Lagunat janë një pasuri e jashtëzakonshme në aspektin e diversitetit biologjik, dhe përfitimeve që u sjellin veçanërisht komuniteteve lokale. Në këtë drejtim aktiviteti synonte të përcillte mesazhin e qartë të nevojës së përfshirjes së ruajtjes së këtyre zonave në gjendje sa më natyrore.

Mbështetur nga “Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF)

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON