Laguna e Patokut shquhet kryesisht për numrin e madh të shpendëve dimërues dhe breshkave të detit që e vizitojnë. Por pyjet rreth lagunës janë një habitat që ofron kushte ideale për folezimin e shpendëve. Aktivisti ynë lokal Elis Hima ka evidentuar një fole të bufit veshë-gjatë (Asio otus) me dy të vegjël të shëndetshëm. Sipas BirdLife International është lloj rezident në Shqipëri, por mungojnë studime dhe të dhëna të plota për popullatën e tij. Foleja është ndërtuar në pjesën e sipërme të një pishe ka dy zogj të vegjël rreth 3 javësh. Evidentimi i rasteve të folezimit është një lajm i mirë sepse tregon që ka ende kushte për rigjenerimin e faunës. Më poshtë gjendet foto e folesë dhe dy të vegjëlve në të. Aktivistët tanë lokal në Patok “Bird Eye” hartëzon zonat e folezimit dhe kujdeset për ruajtjen e tyre.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON