Në dokumentin e tenderit për këtë HEC publikuar në 17 Maj 2016 citohet se:

“Ministria e Mjedisit, informon se: në zonën ku do të ndërtohet HEC Katundi i Ri, gjendet Zona e Mbrojtur e Burimeve të Menaxhuar “Luzni – Bulaç” dhe Parku Kombëtar Korab – Koritnik. Këtë të fundit e arrin vetëm në pjesën fundore të malit të Korabit në kuotat deri në 447 m. Në lidhje me pjesën e Zonës së Mbrojtur të Burimeve Natyrore të Menaxhuara theksojmë se ajo nuk i përmbush kriteret për të qenë e tillë dhe është propozuar të hiqet nga sistemi i ZM-ve”.
Parku Kombëtar Korab- Koritnik është përzgjedhur si një nga 5 zonat e para të Natura 2000 në Shqipëri, pjesë e rrjetit ekologjik europian. Për themelimin e këtij rrjeti po zbatohet dhe një projekt i financuar me 4 milion euro nga Bashkimi Europian.
Sa mësipër, shprehim shqetësimin e shoqatës sonë për thellimin e ndikimeve negative të hidrocentraleve në habitate, biodiversitet dhe zona të mbrojtura.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON