Në 26 maj 2015 u zhvillua një ditë ndërgjegjësimi për biodiversitetin që përfshinte nxënësit e shkollës së mesme “Gjet Vat Martini” në komunitetin e Velipojës. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte nxitja e brezit të ri dhe përfshirja e tyre në veprime konservuese si, raportimi i vrasjeve të paligjshme të shpendëve gjatë periudhës së ndalimit të gjuetisë. U prezantua një ekspozitë me piktura nga natyra e zonës e përgatitur nga nxënësit, gjithashtu një ekskursion u udhëhoq nga ASPBM brenda zonës së mbrojtur të Velipojës. Nxënësit u prezantuan me lloje dhe vëzhguan shpendët dhe mënyrën sesi ata ushqehen. Individët e përzgjedhur do të angazhohen si reporterë lokal gjatë fazës së dytë të monitorimit të ndalimit të gjuetisë në sezonin dimëror 2015-2016.
Aktivitet në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF)