Në datën 2 tetor në mjediset e Hotel Tiranës u mbajt Konferenca e shoqërisë civile kundër vendimit të Qeverisë për të lejuar shpimin e pusit kërkimor për naftë në zonën e mbrojtur të Nartës, Vlorë.
Në takim u vendos që të organizohet një grupim i gjerë “Për mbrojtjen e Nartës nga nafta” si dhe të ndiqet rruga ligjore për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ministrisë së Mjedisit. Edhe pse e ftuar në këtë takim dhe Agjencia Kombëtare të Zonave të Mbrojtura si një palë e prekur nga ky vendim, nga kjo agjenci nuk pati interes për të qenë e pranishme qoftë edhe në nivel specialisti. Një sërë takimesh do të organizohen javën që vjen edhe me përfaqësitë e institucioneve të huaja si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON