Kontrollet e shpeshta dhe menaxhimi i duhur ka bërë që në lagunat (përjashtuar disa) të kthehet qetësia dhe ato të popullohen me numër të lartë dhe të ndryshëm shpendësh. Shumë prej tyre kishin dekada pa u parë në disa laguna. Rasti më i prekshëm është ai i pelikanit kaçurrel, i cili ka më shumë se një javë që ushqehet në lagunën e Kune-Vainit. Fakt për të cilin banorët dhe punonjësit e AdZM shprehen se nuk është vënë re më parë kjo sjellje. Prania e tyre dhe shumë shpendëve të tjerë tregon që këto zona mund të rikuperojnë atë çfarë kanë humbur dhe të zhvillohen si zona ekoturistike, me rritje të ardhurash për komunitetitn, biznesin dhe njëkohësisht ruajtjen e natyrës. Falenderojmë AdZM Lezhë për punën që po bën në mbrojtjen e kësaj lagune, pavarësisht presionit të jashtëm të gjuetarëve që tentojnë të gjuajnë në ZM dhe në periudhë moratoriumi.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON