Aktivistët e shoqatës zhvilluan ekspeditë në Parkun Kombëtar të Lurës, ku vrojtuan nga afër shkatërrimin masiv të biodiversitetit në këtë zonë të mbrojtur. Prerja masive e drurëve e bërë ndër vite dhe në mënyre shfarosëse të ngjallte ndjenjën e një lufte me natyrën. Në qershor të 2014 u financua një projekt për rehabilitimin dhe ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lurës, por asgjë nuk është mbjell. Gropat e hapura për mbjelljen e fidanëve janë aty në formë gjurmësh, tek – tuk disa fidanë të vegjël të lënë në mëshirë të fatit. Asnjë raport nga Ministria e Mjedisit për efiçencën e investimeve në pyje, por vetëm foto që hidhen në rrjete sociale si një ogur paralajmërues për gjendjen.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON