Laguna Kune – Nis internship-i në procesin e monitorimit të gjuetisë në 7 zona IBA, me pjesëmarrje të studentëve të Biologjisë së Mjedisit. Sot përvec se një ditë e ngrohtë ishte dhe një ditë ku hasëm shumë shpendë gjatë ecjes në terren. Në lagunën Kune një grumbull rosash kryekuqe (Anas penelope) po ushqeheshin të pashqetësuara, ndërsa karabullakët e vegjël (Microcarbo pygmeus) pushonin duke qëndruar në shkopinjtë e vendosur në lagunë.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON