Divjaka si pjesë e rëndësishme e kompleksit ligatinor të Karavastasë është “thesar kombëtar” i natyrës dhe nuk duhet të kthehet të shkatërrohet me projekte të tilla. I vetmi potencial që ka kjo zonë është natyra e paprekur dhe eko-turizimi, kjo zonë nuk ofron potenciale për orekse të tilla biznesi. Divjaka gëzon mbrojtje të lartë ligjore dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të zonave ligatinore dhe për shpendët.

I bëjmë thirrje ideatorëve të këtij projekti se investimi cënon rëndë interesat strategjike kombëtare për natyrën. Shqipëria ka zona bregdetare më të vlefshme se Divjaka për plazh dhe biznese të tilla. Bëni studime serioze e profesionale, Plazhi i Divjakës nuk përmbush këto synime biznese. Nuk duam investime të tilla!

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON