Në 27 shkurt 2015, shoqata ASPBM zhvilloi, një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi për pasojat që ka devijimi i lumit Vjosa nga qeveria Greke. Aktivistë të ASPBM shpërndanë fletëpalosje në disa zona të qytetit të Tiranës. Qytetarët u informuan rreth projektit për të devijuar 40%  të prurjeve të lumit Vjosa drejt liqenit të Janinës. Pasojat negative që do të ndodhin në biodiversitet janë të larta, ku flora dhe fauna që ka lidhje të drejtpërdrejt me lumin do jenë më të prekura. Gjithashtu pasoja negative do ketë dhe për banorët e zonave që shtrihen përgjatë lumit sepse kjo zonë i siguron të ardhurat nga buqësia, blegtoria dhe peshkimi.

Turizmi megjithëse jo shumë i zhvilluar, do pësojë rënie sepse kanionet dhe format spektakolare që krijohen përgjatë lumit Vjosa do jenë pa zhurmën karakteristike. Shoqata ASPBM nxiti reagimin qytetar duke i cuar një notë proteste postës elektronike të kryeministrisë, duke shprehur shqetësimin rreth këtij projekti. Gjatë aktivitetit u vu re interesi i madh, ku me shumë qytetarë u diskutua për mënyrën e menaxhimit të burimeve natyrore të vendit tonë.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON