Shoqëria civile dhe OJF –të organizuan protestën kundër vendimit të qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Langaricë.
Protesta u zhvillua tek piramida në afërsi të Kryemininstrisë. Shoqëria civile kërkoi ndërprerjen e punimeve në lumin Langaricë. Pasojat negative që do ketë ekosistemi janë të mëdha, banjat termale të Bënjës do thahen.
ASPBM mbështeti dhe mori pjesë në protestën e organizuar, ku i bëri apel qeverisë, të mirë menaxhojë burimet natyrore të Shqipërisë.