Sot stafi i shoqatës tonë ju bashkuan nismës së Bashkisë Tiranë për pastrimin e qytetit.

Aksioni i pastrimit u zhvillua pranë Parkut të Liqenit, në afërsi të digës. Kjo zonë është segment lidhës i pjesëve të ndryshme të parkut dhe tepër e frekuentuar nga vizitorët e tij. Grupit të pastrimit ju bashkuan dhe disa vizitorë të Parkut.
Përveç përhapjes në tokë ambalazhe plastike u gjetën edhe në degët e pemëve, ç’ka përbën edhe premisa për zjarre të mundshme këto ditë të nxehta.

Urojmë që ky të jetë një fillim i ri për të mbajtur pastër qytetin tonë!

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON