Në datën 8 shkurt 2016, anëtarët e ASPBM morën pjesë në Dëgjesën Publike që u zhvillua nga Ministria e Mjedisit në Tiranë, për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë për 5 vite të ardhshme. Në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga të gjitha grupet e interesit (Organizata të Shoqërisë Civile Mjedisore, Federatat e Gjuetarëve, ISHMP, institutet kërkimore, studiues, qytetarë të thjeshtë, etj.) Gjatë aktivitetit u diskutua mbi propozimet e secilës palë interesi, si dhe u paraqitën gjetjet e aktiviteteve të disa OSHC-ve që kanë monitoruar zbatimin e ligjit “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë” në Shqipëri. Propozimi për shtyrjen e moratoriumit të gjuetisë vjen si rrjedhojë e pamundësisë për ndalimin e gjuetisë së paligjshme në të gjithë vendin, për shkak të mungesës së kapaciteteve njerëzore dhe logjistike.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON