Nga data 29 Korrik- 6 Gusht u zhvillua një ekspeditë intesive për monitorimin e gjitarëve të vegjël në zonën e Parkut KombëtarShebenik – Jabllanicë. Ekspedita u drejtua nga Shoqata e Gjitarëve të Hollandës (Zoogdiervereniging), me mbështetjen e Shoqatës Mbrojtja dhe Ruajtja e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe administratës të Parkut Shebenik-Jabllanicë. ASPBM u bë pjesë e kësaj ekspedite trajnuese të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve për studimin e gjitarëve të vegjël në Shqipëri. Pjesa më e madhe e trajnimit ishte praktik, me ushtrime të vendosjes së kurtheve për gjumashet e lajthisë, hundëgjatët dhëmbëbardhë dhe kamera kurth për gjitarët e lartë. Vrojtimet konfirmuan pasurinë faunistike të Parkut me lloje të ndryshme gjitarësh, shpendësh, reptilësh, amfibësh dhe insektesh. ASPBM falenderon organizatorët për zhvillimin e kësaj ekspedite dhe bashkëpunimin e mundësuar për studimin e faunës në Shqipëri

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON