U mbaj sot takimi i parë për organizimin e Festivalit 5 të Filmit Mjedisor (EFFA5) ku u diskutua për mënyrën e organizimit dhe tematikat e filmave. Me rëndësi të veçantë ishte diskutimi mbi mekanizmin për të siguruar qëndrueshmërinë e festivalit nën patronazhin e organizatave të shoqërisë civile. Nga përfaqësuesi i shoqatës tonë u rekomandua, që filmat të shfaqen edhe në zona të konsideruara si “hotspot për mjedisin” në të cilat informimi dhe ndërgjegjësimi publik është i ulët por ekspozimi ndaj pasojave të ndotjes apo degradimit të mjedisit është i madh. Të tilla zona mund të ishin Ura Vajgurore apo zona e Patos Marnizës ku presionet në mjedis janë të mëdha dhe tepër evidente.Mungesa e informimit për mjedisin është një kërcënim i madh për natyrën dhe njeriun.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON