Plazhi i Durrësit – 7 nëntor 2015, ndotje masive me vajra hidrokarbure përgjatë 2.5 km.
Ndërsa biodiversiteti i tokës u përndoq e u zhduk nga gjuetia dhe shkatërrmi i habitateve natyrore, kryesisht prerja e pyjeve, habitatet detare dhe biodiversiteti ujor është tërësisht i pa mbrojtur dhe në mëshirë të fatit. Askush nuk e di ç’bëhet në det, sa e si peshkohet, ndotja dhe helmet që derdhen etj. Asnjë strukturë shtetërore nuk vepron, nuk ka mekanizma parandalues, mjete për pastrimin e ndotjes apo minimalisht të vlerësohet çfarë u dëmtua dhe sa është kosto. Deti ynë, burim i madh në ekonomi dhe turizëm lihet nën tutelën e paligjshmërisë.

Ndërkohë që vetëm ekzistenca e Ministrisë së Mjedisit u kushton shqiptarëve 20 MILION DOLLARË çdo vit OSE 55 mijë dollarë apo rreth 68 milion lekë të vjetra çdo DITË !!!!! Këtu nuk përfshihen investimet në infrastrukturë si impiante për trajtimin e ujërave apo fushat e mbetjeve, buxheti i pastrimit dhe largimit të mbetjeve apo donacionet për mjedisin etj.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON