Gjatë vrojtimeve në këtë aks u evidentuan 6 blloqe (5 m të gjatë) me drurë të rinj të prerë nga zona pyjore përreth, si dhe një kamion me trungje të vjetër në aksin Leskovik – Ersekë. Ajo çfarë na bëri përshtypje në terren ishte zhvillimi i këtij aktiviteti gjatë orëve të vona të pasdites dhe transporti i lëndës drusore gjatë natës. Për fat të keq, kjo është situatë e përsëritur dhe në zona të tjera të Shqipërisë, pasi moratoriumi i pyjeve ka hyrë në fuqi pa patur një plan konkret për plotësimin e nevojave për ngrohje të komuniteteve që jetojnë veçanërisht në rajone të ftohta të vendit. 

Ligji për “Moratoriumin e Pyjeve” ndalon kategorikisht veprimtaritë e shfrytëzimit të lëndës drusore të fondit pyjor publik/privat në të gjithë territorin e vendit; tregtimin e produkteve të tij; eksportin e lëndës drusore të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit dhe të qymyrit të drurit. Ndërkohë në këtë ligj parashikohen gjithashtu kriteret dhe procedurat e shfrytëzimit të fondit pyjor ekzistues vetëm për qëllime rigjenerimi apo për plotësimin e nevojave për ngrohje të popullatës lokale, përsa kohë nuk tejkalohet kapaciteti rigjenerues i pyllit. Gjithashtu në të cilësohet se prerja e drurëve lejohet vetëm pasi shënohen me damkë, proces që fillon mbas datës 15 maj deri me 15 korrik. Ndërkohë në të janë parashikuar dhe afatet për prerje që ushtrohen vetëm nga subjektet e licensuara dhe ndërmarrjet e kontraktuara të ngritura pranë bashkive.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON