Sinjalistika në zonat e mbrojtura ndihmon në ndërgjegjësim dhe promovimin e vlerave natyrore të tyre. Ekipi ynë, në bashkëpunim me stafin e zonave të mbrojtura, Shkodër, ka instaluar 3 tabela informative në liqenin e Shkodrës. Tabelat japin informacion për kufijtë në terren të zonës së mbrojtur, aktivitetet miqësore me natyrën, dhe disa nga llojet e faunës e florës. Tabelat do të ndihmojnë në promovimin e ruajtjes së biodiversitetit në liqenin e Shkodrës.

Aktivitetet i zhvilluar në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri”, mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Për të parë vendodhjen si dhe informacionin që tregon tabela klikoni: Tabela informative në liqenin e Shkodrës

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON