Qeveria vijon të jetë në kah të kundërt me premtimet e saj, Rezolutën e Parlamentit Europian të prillit 2015 si dhe përpjekjet e shoqërisë civile për mbrojtjen e Vjosës.

Kjo vërtetohet me anë të miratimit të VKM nr. 677, datë 29.7.2015 “Për miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Poçem”. Këshilli i Ministrave VENDOSI: miratimin e bonusit prej 8 (tetë) % të pikëve, që i jepet shoqërisë “Çinar-San Hafriyat Nakliyat Inşaat Turizm Sanayi Ve Ticaret Limited Şirketi” për rezultatin teknik dhe financiar në procedurën përzgjedhëse konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Poçem”.
Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare (Botuar). KRYEMINISTRI Edi Rama

Asnjë detaj për projektin, asnjë konsultim me shoqërinëcivile!

http://www.europarl.europa.eu/sides/getDoc.do?pubRef=-//EP//TEXT+MOTION+B8-2015-0358+0+DOC+XML+V0//EN

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON