Ditën e shtunë në datë 12 dhjetor në ambjentet e Kishës “Zoja e Këshillit të Mirë”, Gurrëz, Fushë Kuqe, u zhvillua raundi i dytë i “Ditës për Lagunën e Patokut”. Kjo ditë u shpall për herë të parë në 12 dhjetor 2014 në bashkëpunim me ish-Komunën Fushë Kuqe dhe Institutin e Kërkimeve Urbane (URI), me mbështetjen e Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF). Këtë vit rezultoi në një angazhim më të madh nga komuniteti dhe përfshirja e 5 shkollave të ciklit të mesëm të zonës. Ndërsa vjet qëllimi kryesor ishte themelimi i një dite përkushtimi për ruajtjen e lagunës, këtë vit qëllimi ishte në rritjen e pjesëmarrjes lokale dhe përfshirjen e strukturave qeverisëse. Aktiviteti u zhvillua me ndihmën e At Pasquale Nalli dhe bashkëpunimin e Administratës së Zonave të Mbrojtura, Lezhë dhe Drejtuesit e Shkollave; Gjimnazi “At Shtjefen Kurti”, Shkollat 9 vjeçare “Adriatik”, “Nikoll Miri”, “Fushë Kuqe”, “Tom Nik Prela”. Secila shkollë kishte përgatitur vizatime tematike për vlerat e lagunës Patok si mjet për ndërgjegjësimin e komunitetit. Falenderojmë të gjithë të pranishmit dhe Drejtuesit dhe mësuesit biologjisë të shkollave, nxënësit që realizuan vizatimet, esetë dhe skeçet, personat e pranishëm, si dhe Drejtorin AdZM, Lezhë Z. Pjetër Toni, Z. Jak Gjini, Z. Gjok Bici, Prof. Ferdinand Bego, Z. Zef Gjeta si dhe Përfaqësues të Bashkisë Laç. Falenderim të vecantë për mikpritësin e aktivitetit At Pasquale Nalli.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON