Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka njoftuar revokimin e 58 lejeve minerare (rreth 8% të lejeve totale) për shkak të mos depozitimit të vlerës financiare për rehabilitimin mjedisor. Kjo masë zbatohet në bazë të detyrimeve që përcakton ligji minerar.
Rehabilitimi mjedisor i sipërfaqeve të minierave është një çështje që nuk është adresuar asnjëherë me seriozitet në këto 25 vite. Strukturat e mjedisit dhe ato të inspektimit minerar kanë dështuar të imponojnë detyrimet për rehabilitimin mjedisor. Asnjë nga institucionet nuk disponon dhe publikon të dhëna për sipërfaqet e dëmtuara. Ministria e Mjedisit dhe Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyjeve nuk publikojnë të dhëna për zbatimin e ligjit nga subjektet që janë inspektuar.
Të vetmet informacione për këtë çështje janë deklaratat në media dhe zotimet për forcimin e ligjit. Përgëzojmë dhe mbështesim veprimin e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
Për këtë problem shoqata jonë përgatit dhe një dokumentar të shkurtër në kuadër të Festivalit të Filmit Mjedisor 2015 që mund të shihet në: https://www.youtube.com/watch?v=GRBcTsjaeCw

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON