Laguna e Patokut, 9.12.2014
Temperaturat e ulta gjatë periudhës të dhjetorit, bënë që shumë shpendë të migronin drejt lagunave në Shqipëri. Madje dhe shpendë si nori gushëzi
(Gavia artica), që është karakteristik më shumë në Europën veriore. Numri i lartë i rrjetave në lagunën e Patokut ua vështirëson procesin e ushqimit shpendëve migrues. Fat të keq patën dhe dy shpendët (kredharaku, nori gushëzi) të cilët ngecën në rrjetat e peshkimit.

Rrjetat e peshkimit janë një problem i madh për shpendët dhe breshkat e detit, që e përdorin lagunën e Patokut për tu ushqyer. Shpresojmë që të merren masa për të stabilizuar lagunën dhe të krijohen rrugë kalimi për breshkat, për të kryer lehtësisht hyrje-dalje në lagunë .

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON