Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë është partnere e Institutit të Kërkimeve Urbane në zbatimin e Projektit “Ruajtja e Biodiversitetit në lagunën e Patokut dhe Grykëderdhjen e Lumit Ishëm -Mat nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Baseneve Lumore”, financuar nga Critical Ecosystems Partnership Fund dhe mbështetur nga Ministria e Mjedisit.

Në kuadër të zbatimit të projektit, shoqata ASPBM, ka organizuar në ambientet e Librarisë Lezhë, një seminar me tematikë: “Ndikimet në mjedis dhe menaxhimi mjedisor për ruajtjen e lagunës së Patokut dhe zhvillimin e qëndrueshëm”. Aktiviteti kishte për synim nxitjen e bashkëpunimit midis komunitetit dhe përfaqësuesve të institucioneve qëndrore dhe vendore, në drejtim të menaxhimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së biodiversitetit në lagunën e Patokut.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON