U zhvillua, në datën 28 t...nugetor 2015, në Berat një seminar për forcimin e bashkëpunimit midis autoriteteve për mbrojtjen e natyrës, biodiversitetit, pyjeve dhe mjedisit. Takimi kishte në fokus kontrollin e gjuetisë; njohjen e llojeve dhe ekologjisë së tyre si dhe përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit. Autoritetet kanë nevojë për mbështetje llogjistike, ndërkohë që nga ekipi ynë u kërkua më shumë transparencë dhe publikim të rasteve të shkeljeve te ndalimit të gjuetisë. Në takim u theksua se një nga problemet kryesore në zbatimin e legjislacionit të gjuetisë mbetet mos vulosja e armëve të gjahut jashtë sezonit të gjuetisë. Falenderojmë të gjithë të pranishmit në takim përfshi dhe TV Onufrin që ndihmoi me mediatizimin e takimit dhe qëllimit të tij. Aktivitet i mbështetur nga “Critical Ecosystem Partnership Fund” (CEPF)

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON