Në datën 05.02.2016, ASPBM zhvilloi seminarin trajnues për moratoriumin e gjuetisë me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve dhe AdZM/ Korçë. Të pranishëm në takim ishin dhe përfaqësues të Federatës së Gjuetarëve/ qarku Korçë. Ky aktivitet kishte qëllim forcimin e kapaciteteve menaxhuese të strukturave përgjegjëse per kontrollin e gjuetisë së paligjshme dhe personave që shkelin moratoriumin e gjuetisë. Në fillim të aktivitetit u bë një prezantim i projektit për monitorimin e zbatimit të ligjit kundër gjuetisë së paligjshme, si dhe gjetjet e kryesore nga terreni. Ndërkohë në diskutime me ekspertë të ftuar u shtruan çështje të rëndësishme si: ndalimi i gjuetarëve të paligjshëm, nevoja e vulosjes e armëve, raportimi i shkeljeve të ligjit në aplikacionin: “Mjedisi im”.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON