Shoqata ASPBM në bashkëpunim me drejtorinë arsimore Laç, zhvilloi në ambjentet e kësaj drejtorie seminarin trajnues me temë “Biodiversiteti dhe Zonat e Mbrojtura në Shqipëri”. Aktiviteti u zhvillua në datën 27 janar 2015. Biodiversiteti dhe ZM në Shqipëri janë në gjendje të rrezikuara, si rezultat i veprimeve të paligjshme dhe mungesës të informimit. Shoqata ASPBM e pa të nevojshme organizimin e seminarit për mësuesit e biologjisë, të cilët edukojnë brezin e ri në informimin, ndërgjegjësimin,  ruajtjen e biodiversitetit dhe menaxhimin e zonave të mbrojtura. Seminari u zhvillua në dy sesione. Sesioni i parë u prezantua nga Prof. Ferdinand Bego, i cili foli mbi biodiversitetin dhe të  dhënat mbi Shqipërinë. Dr.Taulant Bino foli mbi konceptin e ZM, historikun, kategoritë dhe kuadrin rregullator të tyre. Në sesionin e dytë, kryetari i ASPBM i dhuroi secilit mësues nga një libër botim të shoqatës, “Shpendët & Gjitarët e Shqipërisë” dhe një CD me informacion për kuadrin ligjor, hartën e ZM etj.

Aktivitet në kuadër të projektit “Ruajtja e biodiversitetit në Lagunën e Patokut dhe grykëderdhjen e lumenjve Ishëm & Mat nëpërmjet menaxhimit të integruar të baseneve lumore” mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF)

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON