Në ambjentet e hotel” Rozafa” në datën 20 janar 2015, u mbajt takim me rastin e nisjes të projektit “Zbatimi dhe përmirësimi i legjislacionit për gjuetinë dhe forcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhimin e faunës së egër (me fokus shpendët) në Shqipëri” mbështetur nga CEPF. Shoqata ASPBM drejtuese e këtij projekti bëri hapjen e tij në qytetin e Shkodrës. Të ftuar ishin shoqatat partnere EIRLA, APAWA dhe Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Shkodër dhe Lezhë. Kordinatori i projektit Klodian Ali shpjegoi qëllimin dhe objektivat që ka projekti. Qëllimi i tij është rritja e bashkëpunimit dhe forcimi i kapaciteteve të inspektoriateve në dobi të përmirësimit të përformancës në punën e tyre.
Related Projects
Ekspeditë në terren me studentë të biologjisë dhe vullnetarë
Në Rezervatin e Menaxhuar Velipojë, më 28 qershor u realizua ekspedita në terren me studentë të biologjisë dhe vullnetarë të…
Raundi i Dyte i “Ditës për Lagunën e Patokut”
Ditën e shtunë në datë 12 dhjetor në ambjentet e Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë", Gurrëz, Fushë Kuqe, u…
Plazhi i Durrësit – ndotje masive me vajra hidrokarbure përgjatë 2.5 km.
Plazhi i Durrësit - 7 nëntor 2015, ndotje masive me vajra hidrokarbure përgjatë 2.5 km. Ndërsa biodiversiteti i tokës u…
Seminar mbi ekoturizmin dhe përdorimin e qëndrueshëm në lagunën e Kune-Vainit
Në 2 shkurt , në zyrat e administratës së zonave të mbrojtura, qarku Lezhë u zhvillua seminar me tematikë "Përdorimi…