U zhvillua në datën 27 prill, në mjediset e Ad.ZM, Lezhë seminari përmbyllës i projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshem të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri (2014-2016)”. Në takim merrnin pjesë inspektorët e pyjeve nga qarqet Shkodër, Lezhë, si dhe stafi i Ad. ZM, Lezhë, Shkodër dhe Fier. Projekti zhvilloi një mekanizëm bashkëpunimi efektiv me autoritetet veçanërisht me AdZM, dhe ISHMP. Rezultatet e raportet e plota të projektit do të publikohen së shpejti në faqen e internetit të shoqatës. Falenderojmë të gjithë të pranishmit në këtë seminar, veçanërisht specialistët e Ad. ZM, Shkodër dhe Fier, që udhëtuan deri në Kune -Vain, Lezhë, si dhe stafin e Ad. ZM Lezhë dhe Z. Pjetër Toni për organizimin e këtij aktiviteti.

Aktiviteti u realizua me mbështetjen e Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON