Gjatë ekspeditës të aktivistëve të ASPBM në Parkun Kombëtar të Lurës me datë 10 korrik 2015 u konstatua prania e Shkabës (Gyps fulvus), e cila prej 6 muajsh jetonte në atë zonë. Ky shpend është një specie migratore ku habitat të preferuar të saj ka malet dhe tokat me bar. Sipas legjislacionit shqiptar është e mbrojtur, pasi në Shqipëri është tepër e rrezikuar (CR). Sipas banorëve të zonës shkaba kishte qenë e sëmurë në momentin kur ishte kap prej tyre në muajin janar. Pas shërimit ata e kishin lënë të lirë dhe ajo tani jetonte përsëri mes njerëzve e patrembur. Ne e fotografuam atë nga afër gjatë qëndrimit dhe gjatë ushqyerjes nga banorët e zonës. Zhdukja e shkabave shkakton rritje të ndotjes së ekosistemit, pasi shkabat konsiderohen si kujdestarët natyrorë të higjenës së ekosistemit. Shkabat duke qenë se ushqehen me kafshë të ngordhura, të cilat mund kenë ngordhur si pasojë e shkaqeve natyrore dhe jonatyrore apo sëmundjeve epidemike, në këtë mënyrë ato pastrojnë burimin e infeksionit përpara se ai të kalojë në kafshë të tjera e njerëz apo dhe në mjedisin rrethues duke përfshirëtokën, bimët, ujin dhe ajrin.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON