imituesgjuetieNë kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri” mbështetur nga Critical Ecosystems Partnership Fund (CEPF) janë kryer vrojtime në terren për objektet që përdoren për gjuetinë e paligjshme të tilla si rrethime, streha të fshehta apo të quajtura “ fushejza”.

Në këto objekte të improvizuara në ngjashmëri me elementet e terrenit fshihen gjuetarët, për të mos u pikasur nga shpendët. Këto teknika maskimi janë të ndaluara të përdoren aq më tepër në zonat e mbrojtura ku gjuetia është tërësisht e ndaluar.

Si rezultat i vrojtimeve në terren në rezervatin e Kune Vainit janë evidentuar disa fushejza, të cilat kishin brenda dhe imitues të zërave të rosave, si dhe 9 rosa plastike.  Këto mjete të ndaluara me ligj edhe në sezon gjuetie përdoren për të tërhequr shpendët pranë fushejzave duke i sjellë më pranë shënjestrës së gjuetarëve.

Këto konstatime shoqata jonë i ka adresuar zyrtarisht pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Lezhë, i cili ka reaguar menjëherë duke kryer edhe prishjen e tyre në 13 mars 2015. Gjatë aksionit u sekuestruan dhe pajisjet e paligjshme të gjuetisë (imituesit) që gjendeshin brenda tyre. Me këtë rast shprehim falenderimin tonë për Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Lezhë për bashkëpunimin dhe prishjen e objekteve të paligjshme të gjuetisë. Pamje nga aksioni i Inspektoriatit dhe ekipit të shoqatës mund të ndiqen në:  https://www.youtube.com/watch?v=dYQz9OsI-TE

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON