Shumë vite më parë në vendin tonë folezonin një numër i madh lejlekësh (Ciconia ciconia), që shtriheshin nga Shkodra deri në Sarandë, rajoni juglindor (Pogradec, Korçë). Sot për shkak të sjelljes agresive ndaj këtij shpendi shumë miqësor, ka bërë që numri i tyre të shkojë në 3 çifte, të cilat gjenden në fushën e Vrionit, Sarandë. Por dhe këtu problemet për të nuk kanë mbarim, një ndër vendet ku folezonte ishte kupola e Kishës Ortodokse Finiq. Stafi i të cilës mori vendimin për ta prishur folenë e tyre për të zvogëluar ndotjen që ai shkaktonte. Kjo detyroj çiftin e lejlekëve që të përdorin majën e lapidarit të varrezave Finiq, ku kanë çelur 4 të vegjël të shëndetshëm. Në vendet europiane numri i çifteve të lejlekëve është me mijëra, të cilët i sheh natyrshëm të shtrirë në zona urbane si shtylla tensioni, çatitë e shtëpive etj.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON