Në datën 10 shkurt 2016 ASPBM, në bashkëpunim me disa organizata të tjera (PPNEA dhe APAWA) zhvilloi një takim konsultativ me shoqërinë civile në kuadër të diskutimeve mbi projekt-ligjin për shtyrje të moratoriumit të gjuetisë për 5 vitet e ardhshme. Takimi u zhvillua pranë Qendrës Rinore Tiranë dhe të ftuar ishin dhe përfaqësues të shoqatave të gjuetarëve. Qëllimi i aktivitetit ishte diskutimi mbi rezultatet e moratorium 2-vjeçar dhe vështirësitë në zbatimin e tij, si masë eskstreme. Palët e interesit shprehën opininonet e tyre pro dhe kundër shtyrjes së moratoriumit.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON