llojet-e-faunesNë Shqipëri vijon gjuetia dhe nuk është mundësuar ndalimi total i saj siç e kërkon ligji i moratoriumit të gjuetisë.

Nga një vlerësim i postimeve në rrjetin social Facebook të vetë personave që gjuajnë, rezulton se janë vrarë edhe lloje që nuk janë objekt gjuetie, ndërkohë që më të vrarët rezultojnë thëllëza e malit (A.graeca); shapka (S.rusticola) dhe lepuri (L.europaeus).

Bazuar në postimet e vetë personave në Facebook rezulton se gjatë muajit nëntor – dhjetor 2015 ligji i moratoriumit është shkelur rreth 462 herë.
Ekipi ynë ka përcjellë të dhënat e shkelësve të ligjit pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve. Aktivitet i zbatuar në kuadër të projektit mbështetur nga Critical Ecosystem Partnership Fund (CEPF).

Nga sa më sipër PPNEA dhe ASPBM/Albanian Society for Protection of Birds & Mammals u bën thirrje të gjithë insititucioneve ligjzbatuese në vend, veçanërisht Ministrisë së Mjedisit dhe asaj të Rendit, të marrin masa të menjëhershme për vënien nën kontroll të gjuetisë së paligjshme, duke mbrojtur kështu popullatat tashmë tejet të rrezikuara të faunës së egër në Shqipëri.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON