Gurrëz, 31 tetor 2014

Në kuadër të projektit ” Ruajtja e Biodiversitetit në e Patokut dhe Grykëderdhjen e Lumit Ishëm Mat nëpërmjet Menaxhimit të Integruar të Baseneve Lumore” u organizua në shkollën 9- vjeçare “Nikoll Miri” në Gurrëz një takim me inspektorët e mjedisit, të pyjeve, ujit si dhe përfaqësues të shoqatës së gjuetarëve të Lezhës. Në këtë takim u trajtuan ndikimet direkte dhe indirekte të njeriut mbi ekosistemin në këtë zonë, si dhe një informim në kuadrin legjislativ mjedisor që e shpall këtë zonë “Rezervat Natyror  të Menaxhuar”.

Një pikë e rëndësishme diskutimi ishte dhe bashkëpunimi midis inspektoriatit mjedisor, OJF-ve, shoqatës së gjuetarëve dhe përfaqësues të zonës për të realizuar një menaxhim më të qëndrueshëm të biodiversitetit.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON