Më 28 prill 2015, u mbajt trajnimi i Inspektoratit të Mjedisit, Qarku Fier. Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të inspektorëve duke rritur njohuritë për zbatimin e ligjit për biodiversitetin dhe gjuetinë në praktikë. Gjatë trajnimit u fol për ekologjinë e specieve, specieve të listës së kuqe, përdorimit të udhëzuesve në terren për të identifikuar speciet dhe statusin e tyre ligjor: me mbështetjen logjistike që përfshijnë; një përmbledhje gjithëpërfshirëse e legjislacionit të biodiversitetit dhe gjuetisë në fuqi dhe një udhëzues në terren për shpendët dhe gjitarët në Shqipëri. Inspektorati i Fierit është përgjegjës për sigurimin e mbrojtjes së biodiversitetit në lagunën e Karavastasë, një nga zonat më të rëndësishme për shpendët në rajonin shqiptar dhe atë të Mesdheut.

Aktivitet i mbështetur nga CEPF në kuadër të projektit “Forcimi i zbatimit të ligjit dhe kapaciteteve për zhvillimin e qëndrueshëm të gjuetisë (me fokus kryesor shpendët) në Shqipëri.”

 

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON