Në datën 3 mars 2015, në ambientet e bibliotekës së qytetit të Lezhës, në kuadër të projektit “Zbatimi dhe Përmirësimi i Legjislacionit për Gjuetinë dhe Forcimi i Kapaciteteve Institucionale për Menaxhimin e Faunës së Egër (me fokus shpendët) në Shqipëri” i mbështetur nga CEPF, shoqata ASPBM organizoi trajnimin e parë me Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave të Lezhës dhe Shkodrës. Tematika e këtij trajnimi ishte “Kuadri Ligjor Menaxherial i Gjuetisë dhe i Biodiversitetit”. Gjatë këtij trajnimi u analizua gjendja aktuale e biodiversitetit dhe kërcënimet, veçanërisht sfidat që inspektoriatet duhet të përballen për të realizuar përmirësimin e gjendjes së biodiversitetit. 

Në fund të trajnimit shoqata jonë iu dhuroi të dy inspektoriateve dosje me kuadrin ligjor të mjedisit dhe nga një libër, “Shpendët dhe Gjitarët e Shqipërisë” publikuar nga dy ekspertë të shoqatës.

Trajnimi i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave do të vazhdojë në muajt e ardhshëm, me inspektoriatet përkatëse të  Fierit dhe Vlorës.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON