UntitledEkipi ynë po zbaton një fushatë informimi dhe ndërgjegjësimi në restorantet në disa zona të mbrojtura. Nga informacionet e terrenit rezulton se çmimi i një rose të egër varion nga 600 – 1,000 lekë. Ky çmim është sa 45 – 75% e tarifës që duhet të paguhet në shtet për vrasjen e këtyre rosave, tarifa e përcaktuar me VKM nr.700/2010 për llojet objekt gjuetie është 1,300 lekë. Përveç faktit që këto produkte serviren në një periudhë të ndalimit të gjuetisë, si ka mundësi që megjithë kostot e gatimit dhe shërbimit këto rosa të shiten me këtë çmim, kur çmimi duhet të ishte 1,300 plus kostot e shërbimit në restorant??!! Ne mendojmë se kjo tregti fsheh një forcë shtytëse të madhe për zhvillimin e paligjshëm të gjuetisë! 

Tregtia e faunës jashtë kritereve ligjore është një faktor që pengon përpjekjet për ruajtjen e faunës. Aktiviteti ynë mbështetet nga “Critical Ecosystem Partnership Fund” (CEPF).

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON