Ekipi “Bird Eye” vijoi me vrojtimet në Lagunën e Patokut, në kuadër të projektit: “Krijimi dhe nxitja e mekanizmave lokalë për ruajtjen e gjendjes natyrore të lagunës së Patokut“, si pjesë e programit #ACHIEVE zbatuar nga REC Shqipëri dhe financuar nga European Union in Albania. Gjatë aktivitetit ishin prezent dhe z. Rezart Kapedani, ekspert i nivelit të lartë në REC / Shqipëri, i cili prezantoi programin ACHIEVE dhe mekanizmat e duhura për të forcuar kapacitetet e shoqërisë civile në drejtim të çështjeve mjedisore. Ndërkohë Z.Gjok Bici, koordinatori lokal i Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM) / Lezhë  dhe Znj. Eva Dulellari (Menaxhere projektesh/ ASPBM) prezantuan ekipin “Bird Eye” të krijuar për monitorimin e florës dhe faunës së kërcënuar në zonën e lagunës. Gjatë takimit u diskutua me ekipin dhe Z. Kreshnik Toni, Specialist Menaxhimi pranë AdZM / Lezhë, mbi transformimet e lagunës ndër vite dhe praktikat e menaxhimit të ZM, Patok. Ky aktivitet kishte si qëllim nxitjen e aktivizimit në mënyrë të vazhdueshme në terren të ekipeve “Bird Eye” (grupe nxënësish dhe mësuesish të shkollave të komunave përreth), që do të luajnë rolin e partnerëve lokalë dhe pas përfundimit të projektit në grumbullimin e të dhënave të caktuara në zonën e Lagunës.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON