Nga monitorimet për faunën që po kryen tek Liqeni i Tiranës nga Shoqata për Ruajtjen e Shpendëve dhe Gjitarëve të Shqipërisë (ASPBM), është evidentuar një lloj i ri breshke për Shqipërinë. Breshka është lloj alien (dominues) amerikan i introduktuar në Europë para shumë vitesh, por për Shqipërinë nuk ka pasur të dhëna. Lloji i zbuluar i bashkohet dy llojeve të tjera të breshkave të ujërave të ëmbël, duke e rritur numrin në tre të tilla. Breshkujza quhet red-eared slider (Trachemys scripta elegans), e cila është një specie e listuar si një ndër 100 llojet më invasive në botë sipas IUCN. Ka përhapje të gjerë në Europë si rezultat i përdorimit të saj si kafshe shtëpiake. Biologu i shoqatës Prof. Ferdinand Bego praninë e saj e lidh me mundësinë që dikush mund ta ketë lëshuar në liqen. Gjithsesi gjatë muajve në vijim do të kryhet një studim mbi sjelljen e saj riprodhuese, numrin e individëve, shpërndarjen, sjelljet me llojet e tjera të breshkujzave.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON