Shoqata ASPBM zhvilloi në ambjentet e “Tirana Library Times” forumin e hapur, me pjesëmarrje të shoqërinë civile. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë civile për rëndësinë dhe ndryshimet që ka pësuar biodiversitetit. Drejtues të forumit ishin Prof. Ferdinand Bego (ekolog) dhe Dr. Taulant Bino (ornitolog), të cilët janë dhe ekspertë të shoqatës ASPBM. Gjendja e biodiversitetit në Shqipëri ka pësuar ndryshime të mëdha. Aktiviteti njerëzor i lartë dhe i pakontrolluar ka shkaktuar humbje të habitateve, rrezikim zhdukje speciesh, prerje pyjesh, gjueti të paligjshme. Prof. Ferdinad Bego analizoj situatën e ekosistemeve në kohë, duke treguar me hollësi gjithë dinamikën e ndryshimeve që ka pësuar biodiversiteti dhe habitatet në Shqipëri. Ndryshimet demografike pas viteve ’90 sollën rritje të numrit të popullsisë në qytete dhe zaptim të hapësirave të gjelbërta. Dr. Bino tregoi në mënyrë të qartë ndikimin që ka pasur zhvillimi urban në zvogëlimin e numrit të llojeve dhe rënien e popullatave të shpendëve.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON