Më 17 tetor 2014, në ambjentet e ASPBM u mbajt një takim me studentë dhe profesionistë në fushën e shkencave të natyrës, të cilët kanë shprehur interes të përfshihen në veprimtarinë e shoqatës. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të Shoqatës për Ruajtjen e Shpendëve dhe Kafshëve të Egra (Gjitarëve) të Shqipërisë” mbështetur nga Qendra Rajonale e Mjedisit nëpërmjet programit Senior A.  Në vijim të këtij projekti do të hartohet një strategji për zhvillimin e veprimtarisë së shoqatës, si dhe do të kryhen trajnime dhe vrojtime në terren.

Në përfundim do të organizohet një seminar përmbyllës për të ndarë përvojën e këtij projekti.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON