M.Mjedisit, 8.11.2014

U prezantua drafti i Planit Kombëtar të Zhvillimit të Gjuetisë.  I pranishëm në prezantimin e këtij draft plani ishte ministri i Mjedisit, z.Lefter Koka.  Në Planin Kombëtar të Zhvillimit të Gjuetisë parashikohen disa ndryshime si: ngritja e një strukture ndërinstitucionale pranë Ministrisë së Mjedisit, e cila do të ketë një rol konsultativ për vendimmarrjen në lidhje me menaxhimin e aktivitetit të gjuetisë, rialokimi i stafit në zyrat e shërbimit pyjor në rrethe, por edhe jashtë saj për të bërë të mundur pasjen e personelit të nevojshëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të gjuetisë; krijimi  i  një database, i cili do të bëj të mundur vendosjen nën kontroll të aktivitetit dhe të armëve të gjuetisë, si dhe dixhitalizimi i hartave të zonave të gjuetisë. Gjithashtu, në kuadrin ligjor do të realizohet amendimi i ligjit të gjuetisë duke përcaktuar rolin e një bordi konsultativ për aktivitetin e gjuetisë, si dhe duke përjashtuar zonat e mbrojtura nga aktiviteti i gjuetisë. Një tjetër pjesë e planit është vendosja e marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe punës së përbashkët me institucionet e edukimit, inventarizimi i gjendjes së faunës së egër dhe zhvillimi  i një sistemi të përhershëm monitorimi me përfshirjen e institucioneve shkencore dhe pushtetit vendor.

Facebook
Twitter
SHARE
YouTube
SOCIALICON